Avatar Auto është një autosallon veturash i vendosur në Veternik, Prishtinë, i specializuar në shitjen e veturave cilësore si në sallonin tonë fizik ashtu edhe përmes porosive direkte nga webfaqja jonë.
Ne ofrojmë:
U shërbejmë të gjithëve pa dallim, ndërsa ndër vite kemi ndërtuar bashkëpunime të qëndrueshme me disa nga autosallonet më të njohura në Kosovë, bashkëpunime që vazhdojnë edhe sot. Misioni ynë Misioni ynë është t’u ofrojmë klientëve vetura të besueshme, me çmime reale dhe shërbim korrekt, duke e bërë procesin e blerjes sa më të thjeshtë, transparent dhe të sigurt. Vizioni ynë Të pozicionohemi si një nga emrat më të besueshëm në tregun automobilistik në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ofertën dhe shërbimet tona, si për klientët individualë ashtu edhe për partnerët afaristë.
Vlerat tona
Çfarë na dallon
Avatar Auto dallohet për përvojën shumëvjeçare, qasjen personale ndaj çdo klienti, çmimet konkurruese dhe mbi të gjitha për besimin që kemi ndërtuar ndër vite në treg. Historia jonë Avatar Auto u themelua në vitin 2025, pas mbi 5 vite përvojë në shitjen e veturave si shitës të pavarur, duke sjellë makina nga Evropa për klientë të ndryshëm në Kosovë. Paralelisht, kemi qenë aktiv edhe në shitjen e motoçikletave Vespa, përmes kompanisë në pronësi Vespuqi. Kjo përvojë na dha bazën e fortë për të krijuar një autosallon që funksionon mbi parime të qarta dhe profesionale.
Dy anëtarët kryesorë të ekipit tonë, me të cilët mund të kontaktoni në çdo kohë për informata, këshilla apo për të caktuar termin për vizitë në sallon.
info@avatarauto-ks.com
+383 46 11 33 88info@avatarauto-ks.com
+383 45 11 33 88